Arrestohet një i dyshuar për ‘bashkësia jashtëmartesore me personin nën 16 vjet’
Në mesin e këtyre personave është hasur edhe i dyshuari M.S. (viti i lindje 1999) shtetas i Shqipërisë, i cili ishte duke bashkëjetuar me një shtetase të Greqisë të moshës 13 vjeçare. Policia në konsultim me prokuroren e rastit ka iniciuar veprën penale ‘bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet’.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa viktimës i është ofruar strehim dhe trajtim sipas Proceduarve Standarde Vepruese të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore. Po ashtu, përmes ILEC-ut është njoftuar zyra greke në Prishtinë për shtetasen e tyre.
Kurse, 24 (njëzet e katër) persona të tjerë të hasur në ato dy lokacione, janë trajtuar nga zyrtarë policorë të Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj. Të njëjtit, përmes PKK Vërmicë, janë kthyer në Shqipëri.