Arrestohet një i dyshuar dhe konfiskohen 60 kg substancë narkotike
Prishtinë, 26 dhjetor - Sot hetuesit policor nga Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik ka arrestuar një person të dyshuar A. K mashkull/shqiptar/kosovar, me dyshimin e bazuar se ka kryer veprat penale; krim të organizuar, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e substancave narkotike.
Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik me 18.12.2012 kishte pranuar një informatë së në një vend në rajonin e Ferizajt gjendej një sasi e substancës narkotike.
Me të pranuar informatën hetuesit policor me autorizim të prokurorit përkatës dhe në përkrahje të njësive tjera policore kanë ndërmarrë një operacion policore ku gjatë bastisjes në lokacionin e dyshuar kanë gjetur dhe konfiskuar rreth 60 kg substance narkotike e dyshuar të jetë e llojit marihuanë.
Veprimet hetimore lidhur me këtë rast kanë vazhduar dhe me autorizim të prokurorit përkatës janë kryer edhe kontrollime edhe në tri objekte në qytetin e Klinës me ç rast policia sot ka arrestuar personin e dyshuar dhe është ne kërkim edhe të disa personave tjerë të dyshuar.
Me autorizim të prokurorit përkatës ndaj personit të arrestuar është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme hetimore.