16 Maj 2024

Arrestohet një grup kriminal për rrëmbim, detyrim dhe shantazh

​Prishtinë, 18 qershor - Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, përmes rrugëve operative-hetimore ka siguruar informacionin se në Ferizaj ishte duke ndodhur një vepër e rënde penale e ‘rrëmbimit’, ‘detyrimit’ dhe ‘shantazhit’.

Në bazë të informacioneve të pranuara Policia ka ndërmarrë veprimet proaktive hetimore, me ç’rast janë identifikuar të dyshuarit e mundshëm si dhe mënyra e planifikimit të veprës.

Në bazë të informacioneve të dyshuarit e kishin rrëmbyer viktimën të cilën e kishin keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht. Nga viktima të dyshuarit kishin kërkuar t’ua sillte një shumë parash prej 10.000 (dhjetë mijë euro) me kusht që atë ta lenin të lirë. Viktima kishte pranuar një gjë të tillë.

Hetuesit policorë ishin në gjurmë të kësaj vepre dhe në koordinim me prokurorin e shtetit dhe gjykatën, me qëllim të materializimit të provave të nevojshme për këtë vepër, me datën 17.06.2014 arritën të realizojnë operacionin duke i kapur të dyshuarit në flagrancë.

Të dyshuarit janë: H. K. lindur më 1965; K. J. lindur më 1985 dhe D. M. lindur më 1989   

Gjatë këtij operacioni janë kontrolluar edhe shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tyre dhe janë sekuestruar në cilësi të provës materiale: Dy pushkë gjuetie, 22 fishekë kal. 12 mm; Një revole dhe 7 fishekë të kal. 6.35; Një antiplumb ushtarak; Një shtëpizë kompjuteri; Dy laptop; një shufër metali; një palë pranga të modelit policor; një elektroshok dhe pesë telefona celularë.

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizimin e prokurorit përkatës dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje policore për vazhdim të procedurës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)