12 Janar 2025

Arrestohet një e dyshuar për ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’

Prishtinë, 25 janar - Policia e Kosovës ka njoftuar se pas hetimeve preliminare, mbledhjes së informatave dhe fakteve relevante, nën dyshimin për kryerje të veprimtarisë penale, Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e Prizrenit, duke përdorur edhe masat e fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit, të lejuara për përdorim  nga Gjykata Themelore në Prizren, për ta përmbyllur fazën e hetimit ka hartuar dhe ka zbatuar planin operativ për arrestimin e një të dyshuare.

Realizmin me sukses të planit e ka ndihmuar edhe Njësia për Reagim të Shpejtë e Prizrenit. Gjatë realizmit të planit nën dyshimin për përfshirje në veprën penale ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’, është arritur të arrestohet e dyshuara:  Z. T. i lindur me 1975, femër, shtetase e Shqipërisë.

Po ashtu është arritur të identifikohen edhe dy viktima të cilat në vazhdimësi janë detyruar në ushtrimin e veprimtarisë së prostitucionit.

Me aktvendim të Prokurorisë Themelore në Prizren e dyshuara është ndaluar në ndalim policor prej 48 orësh.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)