Arrestohet nga policia pasi u bënte shantazh femrave në Facebook
Prishtinë, 29 prill - Lulzim Dina nga një fshat i Rohovecit është arrestuar nga policia e Kosovës, pasi i mashtronte vajzat se do të martohej me to.
Jo vetëm kaq, më pas i bënte shantazh se do t'i postonte foto kompromentuese në rrjetin social "Facebook" nëse nuk e paguanin.
Ndërsa i takonte viktimat, i dyshuari prezantohej me identitet të rremë.
Pas mbledhjes së provave dhe intervistës me të dyshuarin në prani të avokatit mbrojtës, prokurori i shtetit ka nënshkruar vendimin për ndaljen e të dyshuarit nën masën e arrestit me burg të cilën e ka vërtetuar gjyqtari i procedurës paraprake duke ia vazhduar paraburgimin në afat prej 30 ditëve, njofton policia rajonale e Prizrenit.