Arrestohet në Bosnje Luan Oruçi për posedim të heroinës

Sarajevë, 9 shkurt - Autoritetet boshnjake kanë konfiskuar rreth 6.5 kilogram të heroinës së pastër, vlera e të cilës parashihet të jetë shumë e madhe.
Për këtë është arrestuar Luan Oruçi, që është drejtor i Kosova Model Agency.
Oruçi është zënë në vepër duke transportuar dy kilogram heroinë dhe katër kilogram drogë tjetër të përzier nga Peja në Sarajevë.
Mediat boshnjake kanë raportuar edhe për detaje të kësaj historie. Sipas Dnevniavaz, Oruçi kishte rënë dakord me një person të quajtur Leonard që të bënte këtë transportin e drogës për 5 mijë