Arrestohet Natali Velija, përvetësoi 1,4 milion euro të pasaportave
Prishtinë, 13 nëntor - Policia e Kosovës ka arrestuar pronaren e firmës Consulting EU Sh.p., Natali Velija, e cila dyshohet se ka përvetësuar rreth 1, 4 milion euro.
Mjetet e përvetësuara, ajo ishte dashur tia transferonte ndërmarrjes austriake Österreichische Staatsdruckerei (OeSD), e cila ka prodhuar pasaportat e Kosovës.
Ministria e Punëve të Brendshme kishte derdhur mjetet në konton e Consulting EU Sh.p., për të paguar paratë për pasaportat e prodhuara nga ndërmarrja austriake Österreichische Staatsdruckerei (OeSD).
Por, pronarja e firmës Consulting EU Sh.p., Natali Velija, përfaqësuese e OeSD-së në Kosovë, nuk i ka transferuar paratë në konton e kompanisë austriake.