15 Maj 2024

Arrestohet Naser Kelmendi

Prishtinë, 6 maj - Policia e Kosovës ka arrestuar Naser Kelmendin një afarist me origjinë shqiptare nga Kosova, me nënshtetësi të Bosnjes e Hercegovinës e i cili konsiderohet si njëri prej bosëve të drogës në Ballkan dhe Evropë.

Kelmendi është për një kohë të gjatë në listën e më të kërkuarve të Interpolit, dhe po ashtu kryeson listën e personave më të rrezikshëm në Evropë, të administratës amerikane.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bazë të angazhimeve dhe punës së vazhdueshme policore është arritur të lokalizohet vendndodhja e personit të dyshuar i cili kërkohej me flet arrest ndërkombëtar.

"Dje rreth orës 20:00, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar, njeri prej tyre kërkohej  me flet arrest ndërkombëtar, ndërsa tjetri për dyshimin e bazuar se ka ofruar ndihme personit të kërkuar nga Policia", thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë operacionit policor të realizuar në rajonin e Prishtinës, është arrestuar personi i dyshuar Naser Kelmendi viti i lindjes 1957, i kërkuar me flet arrest ndërkombëtar si dhe personi i dyshuar Fuad Nikqi viti i lindjes 1981, me dyshimin se ka ndihmuar personin në kërkim.

Gjatë këtij operacioni policor janë kontrolluar edhe dy objekte në shfrytëzim të personave të dyshuar si dhe janë konfiskuar dëshmi të ndryshme duke përfshirë edhe  dy vetura.

Personat e arrestuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes, për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme.

Kelmendi, 55-vjeçar, qytetar i Kosovës, i lindur në Bosnjë dhe Hercegovinë (BH), sipas Departamentit të Thesarit, dyshohet se ka udhëhequr njërën nga familjet më të forta kriminale shqiptare në Ballkan.

Ka kohë që ai është i dyshuar për drejtimin e një organizate të madhe që merret me trafikimin e heroinës, kokainës dhe anhidridit acetik, një lëndë e parë që përdoret në prodhimin e heroinës, dhe në Evropë transportohet nëpërmjet Ballkanit.

Naser Kelmendi, djemtë e tij Elvisi, Liridoni dhe Besniku, si dhe vëllai i tij Beqiri, thuhet se zotërojnë një numër të bizneseve në Bosnjë, Mal të Zi, Serbi dhe Kosovë, duke përfshirë hotele dhe një kompani kamionësh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)