Arrestohet mashtruesi
Prishtinë, 13 dhjetor - Drejtoria e Hetimeve të Krimeve të Rënda me 12. 12. 2013 ka realizuar një plan taktiko-operativ në Prishtinë, plan ky i cili ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit Behar H. i lindur me 1978 m/sh/ k, i cili dyshohet të ketë kryer veprën penale të mashtrimit.
I dyshuari tashmë i arrestuar që nga data 25 tetor 2013, duke u prezantuar si punonjës i KFOR-it, i ka mashtruar viktimat, se gjoja KFOR-Film City, ka organizuar ankand publik për shitje të mjeteve të punës dhe me këtë informacion të rrejshëm ka arritur tju marrë të holla kesh në vlerë prej 4000 deri 8000 .
Vlera totale e marrjes së të hollave në bazë të rasteve të raportuara deri më tani arrin vlerën e 35. 530 para kesh dhe janë identifikuar shtatë qytetarë që janë mashtruar nga ky i dyshuar.
Lidhur me këtë rast me autorizim të prokurorit janë bastisur tri lokacione të dyshuara, lokacione këto në të cilat ka qëndruar i dyshuari, me çrast janë konfiskuar si prova materiale: dokumentacione të ndryshme, certifikata të biznesit në emër të disa viktimave, një llop-top dhe kartela të telefonit, etj.
I dyshuari pas intervistimit me aktvendim të prokurorit ndalohet për 48 orë dhe dërgohet në qendër të mbajtjes për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme hetimore.
Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që nëse kanë rënë pre e mashtrimeve të natyrës së tillë të raportojnë rastin në stacionin më të afërt policor.