Arrestohet lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti
Prishtinë, 12 qershor - Sot në orët e mesditës në Prishtinë njësi speciale të Policisë së Republikës së Kosovës kanë arrestuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Arrestimi ndodhi pas një konference ku drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje kishin organizu për të bërë të ditur se do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë.
Lideri i kësaj lëvizjeje Albin Kurti ishte në këtë konferencë për media edhe me rastin e pesëvjetorit të themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Përfaqësues të kësaj lëvizje kanë bërë të ditur se rreth 40 njësi speciale me 4 furgonë kanë arrestuar Kurtin, edhe pas perpjekjeve të shumta të përkrahesve të tij që mos të lejojnë policinë ta arrestoj.
Policia e Kosovës është detyruar te hedhe edhe gaz lotsjellës pasi aktivistët e lëvizjes kanë tentuar prapë ta pengojnë arrestimin e Kurtit.
Një ekip forcash policore qe mberriten me pese ose gjashte furgona, u futën brenda të selisë së 'Vetëvendosjes' dhe arrestuan liderin e saj.
Ka patur reagime të ashpra nga aktivisët përtej kordonit të policisë, te cilet shpuan gomat e disa furgonëve, akt që e detyroi policinë të hedhë gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.