Arrestohet kryetari i OVL të UÇK-së Muharrem Xhemajli
Prishtinë, 7 qershor - Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka bërë të ditur se Kryetari i OVL të UÇK-së Muharrem Xhemajli, është arrestuar nga Policia e Kosovës, në bazë të një urdhëri të Prokurorit Special Maurizio Salustro.
Urdhëri i Prokurorit ishte se për shkak se Muharrem Xhemajli nuk ka pranuar ftesën për tu paraqitur në Prokurori, si dhe ka deklaruar publikisht që nuk do të paraqitet vullnetarisht, ai duhet të detyrohet që të paraqitet në intervistë të premten 7 qershor ora 15:00.