Arrestohet kryetari i Odës Ekonomike të Kroacisë, Nadan Vidosevic
Zagreb, 12 nëntor - Kryetari i Odës Ekonomike kroate, Nadan Vidosevic, është arrestuar sot nën akuzat për korrupsion, raportojnë mediet lokale kroate.
Vidosevic dyshohet për keqpërdorim të më shumë se pesë milionë dollarëve, përmes një skeme fiktive të faturave.
Vidosevic është marrë në pyetje nga prokurorët e shtetit, ndërsa janë bërë kërkime edhe në shtëpinë e tij.
Kroacia u bë pjesë e BE-së në korrik, pas një fushate të gjërë antikorrupsion, si pjesë e përmbushjes së standardeve për tiu bashkuar unionit, deri atëherë 27 anëtarësh.
12 nëntor 2013E mëpa