29 Dhjetor 2024

Arrestohet Kryetari i Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanovic

Prishtinë, 12 mars – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se, sot, ka ekzekutuar Urdhrin e Gjyqtarit të procedurës paraprake, për kontrollimin e Objekteve të Komunës së Kllokotit, në lidhje me një hetim që është duke zhvilluar ndaj Kryetarit të Komunës, të pandehurit Bozhidar Dejanovic, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve” e paraparë dhe sanksionuar me nenin  210  të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës ( tutje ‘’KPRK’’).

Mbi këtë bazë, me vendim të prokurorit të çështjes u vendos ndalimi dhe arrestimi i të pandehurit, Bozhidar Dejanovic, për 48 orë, dhe brenda afati ligjor do të paraqitet para Gjyqtarit të procedurës Paraprake. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)