Arrestohet kërcënuesi i ambasadës së Zvicrës
Prishtinë, 22 shtator - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar personi i cili ka kërcënuar ditën e djeshme me bombë ambasadën e Zvicrës në Kosovë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu e ka konfirmuar rastin duke shtuar se i dyshuari po vazhdon të mbahet në mbajtje.
Është arrestuar një person nga fshati Dumosh i Komunës së Podujevës si rast i kanosjes dhe sulm ndaj personit zyrtar, ka thënë Sadriu duke shtuar se të njëjtit i është konfiskuar arma automatikë AK-47, një karikator, 30 fishekë, një pasaportë dhe një shtëpizë kompjuter