Arrestohet I.M shërbyes civil në Drejtorinë e Kadastrit të Prishtinës
Prishtinë, 3 shkurt - Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se sot, në Drejtorinë e Kadastrit, nga ana e Policisë së Kosovës, është arrestuar shërbyesi civil me inicialet I.M.
Ky nëpunës i Komunës së Prishtinës është arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, respektivisht për tjetërsim të pronës shoqërore KBI Kosova Export, në vitin 2004.