Arrestohet Ilir Tolaj këshilltarë i Ministrisë së Shëndetësisë
Prishtinë, 13 korrik - Sot në Prishtinë është arrestuar Ilir Tolaj, ish-Sekretar Permanent i Ministrisë së Shëndetësisë i cili aktualisht punon si këshilltar në Ministrinë e Shëndetësisë.
Arrestimin e ka kryer policia e EULEX-it dhe policët e Kosovës që janë pjesë e Task Forcës Anti-Korrupsion, në kontekst të një hetimi penal për shmangie tatimi.
Lidhur me këtë rast janë kryer bastisje në tri lokacione në Prishtinë, përfshirë një zyrë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Bastisjet janë autorizuar nga një gjyqtar i EULEX-it i procedurës paraprake.
Hetimet janë duke u kryer nga Policia e EULEX-it nën mbikëqyrje të zyrës së Prokurorisë Speciale (PSRK-së).