28 Prill 2024

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e Enver Zymberit

Prishtinë, 11 prill - Sot Task Forca Mitrovicë e ndihmuar nga Policia e EULEX-it, zbatoi një urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL-i për një person 32 vjeçar në Zupç, Kosova veriore.

I dyshuari Radovan Radiq, i arrestuar është dërguar në bazën e EULEX-it në Mitrovicë për marrje të mëtejshme në pyetje. Urdhër arresti është kërkuar nga UNMIK-u më 2011.

Arrestimi është kryer si pjesë e një hetimi për vrasje i cili është duke vazhduar, ku përfshihen veprat e dyshuara penale të Vrasjes së Rëndë, Tentim Vrasjes së Rëndë, Pronësisë, Kontrollit, Posedimit të Paautorizuar të Armëve dhe Pengimit të Personave Zyrtarë në Kryerjen e Detyrave Zyrtare. Akuzat për vrasje kanë të bëjnë me vrasjen e zyrtarit policor të Policisë së Kosovës Enver Zymberi më 26 korrik 2011 dhe me sulmin në kolonën e automjeteve të PK-së në të cilën ishte duke udhëtuar ai në kohën kur u vra.

EULEX kishte provuar dje të arrestonte Radovan Radiq dhe kishte kryer një bastisje në shtëpinë e tij, por nuk  e kishte gjetur aty. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)