Arrestohet i dyshuari për trajtim te pandërgjegjshëm mjekësor
Prishtinë, 14 mars - Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, sot rreth orës 09:00, ka arrestuar një person të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor.
Personi i arrestuar është: Sh. E , m/sh/k (1965)
Bazuar ne hetimet policore personi i dyshuar tashme i arrestuar nga policia derisa ka qenë duke e ushtruar profesionin e mjekut në një spital në Prishtinë, e ka trajtuar viktimën në mënyrë të pandërgjegjshme, duke mos kushtuar kujdesin e duhur, ku si pasojë ka gjetur vdekjen viktima.
Me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.