05 Maj 2024

Arrestohet i dyshuari për shpërdorim të detyrës zyrtare

Prishtinë, 10 shkurt - Më janar, Njësia e Hetimeve për Krime Ekonomike dhe Korrupsion ka pranuar një  informatë se në një organizatë joqeveritare ka pasur shpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve.

Me të marrë informatën hetuesit policorë kanë filluar hetimet dhe në bazë të hetimeve të zhvilluara personi i dyshuar SH. J.  në pozitën e kontabilistit dyshohet se ka vjedhur një shumë rreth 77.000.00 € (shtatëdhjetë e shtatë mijë euro).

Të dyshuarit i është dhënë autorizimi për tërheqjen e parave me nënshkrim të drejtorit ekzekutiv, në pamundësi të kryerjes së këtyre detyrave nga ana e drejtorit ekzekutiv të organizatës joqeveritare.

Pasi që të dyshuarit  i janë dhënë të gjitha autorizimet për tërheqjen e parave me nënshkrim të drejtorit ekzekutiv, i njëjti dyshohet se ka falsifikuar nënshkrimin e drejtorit ekzekutiv dhe me këtë ka tërhequr shuma të ndryshme të parave për nevoja personale.

Organizata joqeveritare ka kërkuar ndihmën e auditorit për të evidentuar të gjitha transaksionet (tërheqjet) e bëra nga ana e të dyshuarit.

Dyshohet se Sh. J. ka kryer veprën penale ”Shpërdorim i pozitës zyrtare” e paraparë në nenin 339 të Kodit Penal të Kosovës dhe falsifikimi i dokumentit si dhe përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës.

Në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë së Qarkut personi i dyshuar dërgohet në qendrën e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të mëtutjeshme.

     

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)