Arrestohet i dyshuari për mashtrim
Prishtinë, 8 maj - Njësiti i hetimeve të krimeve ekonomike dhe korrupsionit në drejtorinë rajonale të Ferizajt kanë arrestuar një të dyshuar për mashtrim.
I dyshuari Nezir. N i cili është arrestuar dje në Ferizaj, ka grumbulluar mjete financiare kinse për shërimin e disa fëmijëve të cilët vuajnë nga sëmundja e epilepsisë.
I dyshuari për këtë aktivitet kishte përdorur gjashtë aktivistë të tjerë për të grumbulluar të holla në emër të një organizate humanitare.
I dyshuari paratë e grumbulluara që arrinin shifrën prej mijëra eurosh dyshohet se i ka keqpërdorur duke mos i dhënë për qëllimin për të cilin janë mbledhur.
Policia e Kosovës ka dyshime se personi i njëjtë është i dyshuar edhe për raste të tjera të ngjashme të mashtrimit dhe është në proces të grumbullimit të provave materiale.
Personit të dyshuar i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave tjera gjyqësore.