Arrestohet i dyshuari për marrje të ryshfetit
Prishtinë, 2 gusht - Njësiti i Hetimeve Rajonale për Krime Ekonomike dhe Korrupsion Prizren, sot ka bërë arrestimin e një personi të dyshuar nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Shpërdorim të pozitës zyrtare dhe Marrje të ryshfetit.
Operacioni i ndërmarrë nga hetuesit policor ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit F. K. përgjegjës për kalibrimin e orëve të KEDS, për rajonin e Prizrenit.
I dyshuari kishte kërkuar ryshfet në vlerë prej 500, nga një qytetar për ti kryer shërbime me qëllim të përfitimit personal.
Rasti është kryer me aplikim të masave të fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit, simulim i veprës së korrupsionit.
I dyshuari akuzohet për Shpërdorim të pozitës zyrtare dhe Marrje të ryshfetitdhe të njëjtit me urdhër të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.