Arrestohet i dyshuari për marrje të ryshfetit
Prishtinë, 25 korrik - Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK)- njësia në Gjilan, në një operacion policor të realizuar më 24.07.2012 ka arrestuar një person me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale marrje e ryshfetit.
Zyrtarë policorë nga DHKEK në Gjilan kanë arrestuar të dyshuarin B.V (1967) teknik i pylltarisë në Agjencinë pyjore në Gjilan (zyra në Kamenicë) me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale marrje e ryshfetit.
Policia përmes procesit hetimor ka siguruar informata se i dyshuari ka pranuar të holla në vlerë prej 500 nga një qytetar me qëllim tё rregullimit tё dokumentacionit nё agjencinë pyjore pёr 100m³ dru.
I dyshuari është ndaluar derisa ishte duke drejtuar automjetin dhe gjatë kontrollit të veturës së tё dyshuarit janë gjetur të holla nё vlerë prej 500 të cilat janë konfiskuar nga policia.
Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizimin e prokurorit kompetent dhe të arrestuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.