16 Janar 2025

Arrestohet i dyshuari për kultivim të bimëve narkotike

Prishtinë 12 gusht -  Njësitet policore sot pas pranimit të një informacioni nga burimet policore në teren, se në fshatin e quajtur “Llugë” të Komunës së Podujevës,  në një pronë private, një i dyshuar kishte kultivuar bimë narkotike  të llojit ‘kanabis sativa’.

Hetuesit policor (DHTN – Prishtinë) kanë identifikuar lokacionin e dyshuar në  fshatin Llugë të Podujevës,  ku vëreheshin  dy sera në të cilat kishte të mbjella bimë të dyshuara narkotike të llojit ‘Kanabis Sativa’.

Hetuesit menjëherë së bashku me një patrullë të stacionit policor të Podujevës  e kanë siguruar vendin e ngjarjes, e kanë   kontaktuar pronarin e shtëpisë dhe pronës,  A. Q. dhe me të pyetur për bimët narkotike dhe pronësinë e pronës në të cilën ishin të mbjella,  i njëjti deklaron se janë pronë e tij dhe janë të mbjella nga vetë i dyshuari.

Vend-shikimin e ka kryer njësia e krim-teknikës Rajonale në  Prishtinë e cila ka bërë fotografimin , incizimin dhe dokumentimin e vendit të ngjarjes.

Gjatë kontrollit  të njësive policore tek i dyshuari  janë gjetur:

986 bimë narkotike të llojit ‘Kanabis Sativa’ të madhësive të ndryshme prej 2 metra deri në 2.60 metra,
një armë revole model ‘Zastava’ 6.35 me tete fishekë të kalibrit 8mm të së njëjtës armë
një fishek i pushkës së gjuetisë të cilat i dyshuari i mbante pa leje 

Menjëherë është informuar prokurori i Prokurorisë Themelore dhe me urdhër të të njëjtit, të gjitha bimët janë nxjerrë nga serat dhe pas marrjes se mostrave përkatëse  sipas procedurave standarde për këto raste të njëjtat janë shkatërruar në vendin e ngjarjes .

I dyshuari me vendim të prokurorit  është dërguar në qendrën e mbajtjes. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)