Arrestohet i dyshuari për falsifikim, keqpërdorim dhe mashtrim
Prishtinë, 20 shtator - Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, respektivisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicë, sot rreth orës 14:00, ka arrestuar të dyshuarin punonjës në një bankë, si analist i kredive, dega në Mitrovicë.
Personi i dyshuar tashmë i arrestuar, dyshohet se ka kryer veprat penale falsifikim i dokumenteve, keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar dhe atë të mashtrimit.
I dyshuari e ka caktuar viktimën, pa dijeninë e tij, si garantues në një kredi, në shumë prej 25.000.00 (njëzet e pesë mijë euro), për një kompani.
Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.