Arrestohet i dyshuari i tretë për detyrim dhe mashtrim
Prishtinë, 30 gusht - Dje në lokalet e Policisë së Kosovës është paraqitur personi i dyshuar P. B. me çrast të njëjtit i është marrë deklarata në cilësinë e të dyshuarit për veprën penale Detyrim i cili është pjesë e grupit me të dyshuarit A. I. dhe B. F. të cilët ishin arrestuar një ditë më parë gjatë një aksioni të Drejtorisë së hetimeve të krimeve ekonomike dhe korrupsion me rastin e zbatimit të urdhëresës për blerje të simuluar.
Personit pasi i është marrë deklarata është arrestuar dhe është njoftuar prokurori i rastit Të tre të dyshuarve iu është caktuar masa e paraburgimit për të vazhduar me masa të mëtutjeshme procedurale.