Arrestohet i dyshuari i tetë për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Prishtinë, 12 shtator - Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, respektivisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë, ka bërë të ditur se ka arrestuar F. J..
Arrestimi i këtij zyrtarit është vazhdimi i zhvillimit të hetimeve që janë duke u bërë nga operacioni i zhvilluar me datë 10.09.2013, i cili rezultoi me arrestimin e shtatë personave.
Ndaj të dyshuarit është ngritur akuza nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.
Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore ne Prishtinë, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.