Arrestohet Gafurr Dugolli në pikën kufitare Bllace të Maqedonisë
Bllacë, 11 mars - Sot në orën 11e 45, në pikën kufitare Bllacë të Republikës së Maqedonisë, nga policia e Maqedonisë është arrestuar Gafurr Dugolli drejtor i Zyrës së Protokollit të MFSK-së, i cili po shkonte me detyrë zyrtare për rregullim të vizave në ambasadën e SHBA-ve në Shkup.
Arrestimi është bërë me urdhër të INTERPOL-it sipas kërkesës së Policisë së Serbisë, me akuzë se është i kërkuar për krime lufte, gjatë kohës kur zoti Dugolli ka qenë pjesëtarë i UÇK-së.
Ky nuk është rasti i parë kur ish ushtarët e UÇK-së, me akuza të fabrikuara dhe me kërkesë të policisë së Serbisë, ndalohen qytetarët e Kosovës, ish luftëtatrë të UÇK-së, nëpër kufijtë dhe aeroportet e shtetve të ndryshme. Tashmë pastërtia e luftës së UÇK-së është vertuar edhe nga gjykimet e stërzgjatura të Hagës.
Me rastin e arrestimit të zotit Gafurr Dugolli organet shtetrore të Kosovës janë duke u marrë intensivisht, po ashtu kemi besim se edheorganet shtetrore të Maqedonisë do ketë mirëkuptim dhe do të lirojë zotin Dugolli.