01 Maj 2024

Arrestohet Florim Fazliu

Prishtinë, 4 tetor - Sot rreth orës 12:00, Divizioni kundër krimit të organizuar i Policisë së Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin Florim Fazliu i njohur me nofkën ”Qapella”.

I arrestuari ka qenë i përfshirë në kryerjen e disa veprave penale si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, tentim për lëndim trupor etj.

Policia posedon të dhëna që personin e arrestuar e identifikojnë si pjesëmarrës në kryerjen e shumë veprave penale në kuadër të grupit të ashtuquajtur “Sekiraqa”.

Personi i arrestuar ka qenë person i shpallur në kërkim sipas letër-rreshtimit nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë dhe atë që nga viti 2011.

I dyshuari tashmë i arrestuar do të dërgohet para Gjyqtarit të procedurës paraprake për procedurat e mëtutjeshme gjyqësore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)