Arrestohet Enver Sekiraqa
Prishtinë, 28 shtator - Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Bajram Rexhepi ka konfirmuar arrestimin e Enver Sekiraqes.
Ai ka thënë, se Sekiraqa është arrestuar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me EULEXin.
Po është arrestuar Sekiraqa. Për detaje tjera pyeteni policinë, ka thënë Ministri Rexhepi.
Më herët për Sekiraqën ka pasur njoftime se ndodhet në Republikën e Irlandës, ndërkohë para disa ditësh pati dështuar një aksion i policisë për ta arrestuar atë në Prishtinë.
Edhe Eulex ka bërë të ditur se oficerë të policisë së EULEX-it arrestuan sot Enver Sekiraqën.
Sekiraqa, kërkohej në baze te një flete arresti të lëshuar në shkurt të vitit 2008 në lidhje me akuzat për përfshirje në vrasjen e oficerit të policisë Triumf Riza.
Sekiraqa gjithashtu duhet të vuaje dënimin prej dy vjetësh burg për veprën penale të kërcënimit dhe pengimit të personave zyrtarë gjatë përmbushjes së detyrës.
Sekiraqa u dorëzua vullnetarisht tek prokurori special i EULEX-it pranë Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe oficerët e policisë së Njesisë së Hetimeve të Krimit të Organizuar të EULEX-it.