23 Dhjetor 2024

Arrestohet edhe një pjestarë i grupit ”Çakallët”

Podgoricë, 8 shkurt - Është arrestuar në Mal të Zi një ish-pjesëtar i policisë speciale të Serbisë, “Çakallët”, i akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës në Kosovë..

Identiteti i të arrestuarit nuk është bërë i ditur, por ai akuzohet për masakrën ndaj 46 civilëve shqiptarë në maj të vitit 1999 në fshatin Qyshk të komunës së Pejës, në mesin e të cilëve ishte edhe i ati i ish-kryeministrit të Kosovës, Agim Çeku, njoftoi Zëri i Amerikës.

Në dhjetor të vitit të kaluar Prokuroria për krime të luftës e Malit të Zi arrestoi Milojko Nikolic, i dyshuar për pjesëmarrje në krime të luftës në Qyshk të Pejës. Nikolic është i dyshuar se si pjesëmarrës i formacionit “Shakali”, ka marrë pjesë në vrasjen e 44 shqiptarëve në Qyshk.

Më 20 dhjetor të vitit të kaluar ka filluar në Beograd gjykimi i nëntë pjesëtarëve të njësitit “Shakali”, për krimet në fshatin Qyshk, ndërsa janë lëshuar fletarreste të Interpolit edhe për 17 të dyshuar që gjenden në arrati.

Në nëntor të vitit të kaluar në Gjermani është arrestuar një pjesëtar i këtij formacioni dhe pritet ekstradimi i tij në Serbi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)