Arrestohet edhe një person lidhur me rastin e dhunimit të 11 vjeçares
Prishtinë, 2 nëntor - Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në vazhdën e veprimeve intensive hetimore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Ndihmë” në kryerjen e veprës penale të dhunimit sipas KPRK-së, lidhur me rastin e 11 vjeçares, në qershor të vitit 2022.
Po ashtu njofton se Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente.
â