Arrestohet edhe një aktivist i VV-së
Prishtinë, 19 tetor - Lëvizja VETËVENDOSJE! ka njoftuar se policia arrestoi aktivistin Shkëlqim Morina, tek po shkonte në punën e tij.
Edhe një kidnapim i ri i aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s të cilëve Policia asnjëherë nuk ju tregon se pse po arrestohen dhe ku po i dërgojnë.
Kjo sjellje e pushtetit është e patolerueshme. Isa Mustafa është në krizë të legjitimitetit për shkak të vendimeve jopopullore të tij. Këtë krizë ai po mundohet ta zgjidhë përmes dhunës policore. Por shndërrimi i vendit në shtet policor vetëm sa do ta përshpejtojë rënien e pushtetit.