16 Janar 2025

Arrestohet edhe një aktivist i VETËVENDOSJE!-s

Prishtinë, 15 korrik - Lëvizja VETËVENDOSJE! reagon kundër arrestimit të aktivistit Kushtrim Dakaj i cili u arrestua me urdhër të EULEX-it, në lidhje me aksionet e mëhershme politike.

Ky arrestim konfirmon mungesën e drejtësisë në Kosovë dhe prirjet totalitare të pushtetit në vendin tonë. Përndjekjet ndaj protestuesve nuk po ndalen, ndërkohë që krimi e korrupsioni i pushtetarëve po rritet. Në vend që drejtësia të merrej me këta të fundit, prokuroritë e gjykatat tona janë vënë në shërbim të autokracisë që po tentohet të instalohet në Kosovë, duke arrestuar e përndjekur ata që kritikojnë dhe kundërshtojnë padrejtësinë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon lirimin e menjëhershëm të aktivistit Kushtrim Dakaj dhe ndaljen e përndjekjes së aktivistëve të tjerë të VETËVENDOSJE!-s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)