Arrestohet edhe deputeti Faton Topalli
Prishtinë, 8 dhjetor - Lëvizja Vetëvendosje ka berë të ditur se Deputeti Faton Topalli u arrestua brenda ambienteve të Kuvendit të Kosovës nga policia.
\"Kjo polici sot arrestoi dy deputetë që janë vënë në mbrojtje të Republikës. Sikur Albulena Haxhiu që u arrestua derisa po shkonte në një tubim, deputeti Topalli po kryente detyrat e veta në Kuvendin e republikës kur u arrestua.\"
\"Megjithatë, as kjo polici e asnjë instrument i pushtetit të Isa Mustafës e Hashim Thaçit nuk do të munden ta ndalin kundërshtimin e \"Zajednicës\" dhe marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi\", theksoi Vetëvendosje.
Kundërshtimi i këtyre marrëveshjeve sipas tyre po rritet sikurse është në rritje edhe numri i të përndjekurve nga ky pushtet për këto marrëveshje.
\"Ne kërkojmë lirimin e menjëherëshëm të deputetëve dhe kërkojmë tërheqjen e marrëveshjeve kriminale.\"
Vazhdimi i arrestimit të opozitës sipas Vetëvendosjes do ta tensionojë edhe më shumë situatën dhe do ta thellojë krizën.