04 Maj 2024

Arrestohet e dyshuara për ‘keqpërdorim të pozitës zyrtare’

Prishtinë, 5 mars - Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht sektori për hetimin e korrupsionit në Prishtinë, sot ka realizuar një operacion policor, me ç’rast ka arrestuar një person S. A. femër shtetase e Maqedonisë, me dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale ‘keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar’.

Njësiti rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, në dhjetor të vitit 2013 kishte pranuar autorizim nga Prokuroria Themelore për Krime të Rënda në Prizren, për zhvillim të hetimeve dhe gjatë zhvillimit të hetimeve parapake është arritur të grumbullohen prova të cilat vërtetojnë se ekziston dyshim i bazuar se e dyshuara në cilësi të zyrtares në Agjencionin Kosovar të Privatizimit, ka kryer veprën penale të ‘keqpërdorimit të pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar’.

Ajo ka qenë përgjegjëse për pranimin e shkresave që vijnë në AKP dhe duke keqpërdorur pozitën e saj zyrtare ka tejkaluar kompetencat dhe autorizimet, duke fshehur një aktgjykim të cilin nuk e ka dorëzuar tek personat përgjegjës brenda AKP-së dhe si pasojë e kësaj ka kaluar afati i parashtrimit të ankimimit prej 60 (gjashtëdhjetë) ditësh ndaj aktgjykimit në fjalë, me ç’rast aktgjykimi është bërë i plotfuqishëm.

Si pasojë e këtij veprimi personi i cili ka qenë në cilësinë e paditësit në aktgjykimin e lartcekur ka arritur që pronën shoqërore në sipërfaqe rreth 36 (tridhjetë e gjashtë) hektarë t’i bartë në emrin e vet, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare buxhetit të Kosovës.

Gjatë zhvillimit të hetimeve është vërtetuar se e dyshuara e lartcekur ka nënshkruar dhe vulosur fletëpranimin-aktgjykimin, veprime të cilat janë prova të mjaftueshme se e dyshuara e lartcekur ka kryer vepër penale.

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer ne konsultim dhe nën autorizim të prokurorit përkatës dhe personi i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)