Arrestohet dhe parburgoset Ismet Haxha
Prishtinë, 21 gusht - Sot, Gjykata e Apelit anuloi Vendimin e ankesës të datës 20 gusht 2014, të Gjykatës Themelore e Mitrovicës lidhur me përfundimin e paraburgimit lirimit me dorëzani të datës 7 gusht për të pandehurin Ismet Haxha.
Gjykata e Apelit po ashtu ka vendosur të rikthejë masën e paraburgimin ndaj të pandehurit Haxh në pajtim me vendimin e fundit të Gjykatës Themelore të Mitrovicës për paraburgim, të marrë më 21 qershor 2014.
Në bazë të vendimit të Gjykatës së Apelit, kryetari i trupit gjykues në detyrë, lëshoi sot një urdhër-arrest. Urdhri është ekzekutuar nga Policia e Kosovës. I pandehuri I.H. është arrestuar dhe është kthyer në Qendrën e Paraburgimit në Dubravë.