Arrestohet deputetja Albulena Haxhiu
Prishtinë, 8 dhjetor - Sot u arrestua deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, teksa po shkonte në një tubim në Gjilan.
Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se kjo qeveria kriminale, PDK-LDK-Srpska, po e përdor secilin mjet për ta shtypur opozitën ashtu që ti realizojë projektet e Serbisë në Kosovë.
"Veprimet e deputetëve të opozitës brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës janë në funksion të mbrojtjes së sovranitetit të shtetit. Opozita e bashkuar nuk do të ndalet deri në tërheqjen e marrëveshjeve të 25 dhe 26 gushtit", thekson Vetëvendosje.
Nëse Qeveria e Kosovës nuk guxon ti tërheqë marrëveshjet, atëherë sipas Vetëvendosjes lë ti hedhë në referendum, dhe le të vendos populli i Kosovës për to.
"Nëse as referendumin nuk guxon ta organizojë, atëherë duhet që sa më parë vendi të shkojë në zgjedhje", thekson Vetëvendosje.