Arrestohet deputeti Driton Çaushi
Prishtinë, 9 gusht - Lëvizja Vetëvendosje ka njofuar se deputetët e Lëvizjes Vetëvendoje! vazhdojnë të arrestohen me urdhra politikë.
Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Kuvend, deputetin Driton Çaushi për shkak të aksionit të tij politik për ta ndalur procedimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.
Këto sipas VV urdhra të përndjekjes politike për Vetëvendoje!-n po zbatohen në kohën e lulëzimit të krimit dhe korrupsionit nga Qeveria.
\"Organet e Drejtësisë kanë shumë punë për të bërë. Ata do të duhej të hetonin vetë Komisionin e Murat Mehës që e ka propozuar këtë marrëveshje, aferën Pronto, dosjen e shefave, skandalin e pasaportave e shumë skandale të tjera.\"
\"Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të deputetit Driton Çaushi. Poashtu, e paralajmërojmë qeverinë kuislinge që nuk mund të vazhdojë me kalimin e kësaj marrëveshjeje. Kosova nuk ka tokë për të falur, kurse verpimet e tyre nuk mund të na ndalin e as frikësojnë në mbrojtjen e territorit dhe sovranitetit të Republikës\", thekson Vetëvendosje.