Arrestohet Darko Shariq, mbreti i drogës në Ballkan
Beograd, 18 mars - Darko Shariq, i njohur si mbreti i kokainës në Ballkan, është arrestuar sot në një aksion të përbashkët të policisë së Malit të Zi dhe Serbisë, raportojnë mediat në Beograd.
Aksioni është udhëhequr nga ministrat e Drejtësisë të Serbisë dhe Malit të Zi, Nikolla Selakoviq dhe Dushko Markoviq.
Shariq, shtetas serb, akuzohet për tregti me drogë dhe shpëlarje të shumave të mëdha të parave në Evropë dhe Amerikë.
Ndryshe në janar të vitit 2010 është lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar kundër Darko Shariq, i njohur si \"mbreti i kokainës në Ballkan\".