17 Janar 2025

Arrestohet Dardan Molliqaj

Prishtinë, 18 shkurt - Sot, në orët e para të mëngjesit Policia e Kosovës ka arrestuar Dardan Molliqajn, Sekretarin Organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje!.  
 
Dardan Molliqaj është kërkuar nga Policia e Kosovës, për “prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe dëmtimin e veturave zyrtare”.

Molliqaj është larguar nga jeta publike që nga protesta në Prishtinë në të cilën ai u pa duke e nxjerrë nga vetura zyrtare këshilltarin e ministrit Memli Krasniqi, Shasivar Haxhiajn, ndërsa të mërkurën u rikthye duke iu drejtua masës në protestën e organizuar nga opozita.  

Vetëvendosje në reagimin e tyre ka teksuar se gjatë këtyre muajve, argumentet e faktuara dhe rezistenca e Opozitës së Bashkuar kanë mobilizuar masat në Kosovë në protesta gjithëpopullore.

Protesta madhështore e 17 shkurtit sipas VV ia ka bërë të qartë Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit se ditët e këtij regjimi antipopullor janë të numëruara.

Prandaj sipas VV në panik e sipër ata po përdorin të gjithë aparatin e dhunës si mjeti i fundit për të mbajtur në këmbë regjimin e tyre te delegjitimuar.

"Nuk ka dhunë që mund ta ndalë frontin e gjerë shoqëror të rezistencës  që është ngritur kundër këtij regjimi. Lëvizja Vetëndosje! kërkon lirimin e menjëhershëm të Dardan Molliqajt dhe të të gjithë aktivistëve të tjerë që po mbahen të burgosur për shkak se kanë qenë në ballë të këtij fronti."

"Deri në lirimin e të gjithë aktivistëve dhe deri në ditën e largimit të këtij regjimi shtypës policor, në Kosovë nuk mund të ketë drejtësi dhe qetësi", thekson VV.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)