29 Prill 2024

Arrestohet Bujar Basha personi i kërkuar nga Policia

Prishtinë, 8 shator - Policia e Kosovës konkretisht njësiti për arrestimin e personave të kërkuar nga Departamenti Kundër Krimit te Organizuar me 08.09.2012, pas hetimeve dhe veprimeve operative të zhvilluara me parë ka realizuar një operacion policore me ç’ rast ka arrestuar personin e kërkuar nga policia Bujar (Rr)  Basha i lindur me 1979 m/sh/kosovar.

Ndaj të arrestuarit  Shërbimi Korrektues i Burgut të Dubravës kishte  lëshuar letër rreshtimi pasi që i njëjti  ishte lëshuara për një pushim në shtëpi  dhe  nuk është kthyer në burg  në kohën e caktuar duke  qëndruar në arrati.

Operacioni policore për arrestimin e personit të kërkuar është realizuar në rajonin e Pejës në një shtëpi private ku ai banonte, ku gjatë bastisjes  janë gjetur dhe konfiskuar  tre (3) armë zjarri, pistoleta   dhe një  maskë: Pistoletë TT, me  një karikator dhe 9 fishek, Pistoletë Cervena Zastava, një karikator dhe 21 fishek dhe Pistoletë EP322 një karikator me 13 fishek.

Po ashtu janë konfiskuar një maske me ngjyre të zeze, një thike, dy kapela, dy kaçavida një telefon celular.

Personi i arrestuar me autorizim të prokurorit përkatës është shoqëruar në lokalet e ndalimit policore  për 48 orë në pritje të procedurave tjerë ligjore.  

Po ashtu në vazhdim të hetimeve të  këtij rasti janë identifikuar  dhe arrestuar edhe dy persona të dyshuar nga rajoni i Prizrenit me dyshimin e bazuar se të njëjtit  kanë kryer veprën penale  “Arratisje dhe Mundësim i Arratisjes se Personit të Privuar nga Liria”.

Personat e arrestuar janë; N. T – 1973 m/sh/kosovar dhe K. T. -1985 m/sh/kosovar

Me autorizim të prokurorit përkatës është bastisur shtëpia e personave të dyshuar dhe gjatë bastisjes policia ka konfiskuar në cilësi të provave materiale  gjashtë ( 6)  fishek të kalibrave te ndryshëm , tre (3)  telefona mobile dhe një maskë me ngjyre të zeze.

Te gjitha veprimet policore lidhur me ketë operacion policore janë kryer nën autorizimin e prokurorit përkatës dhe ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policore për 48 orë për veprime të me tejshme hetimore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)