Arrestohet bosi i drogës në Meksikë
Meksico City, 18 gusht - Në orët e para të ditës së sotme, është arrestuar një prej më të kërkuarve të drogës në Meksikë.
Mario Ramirez Trevino, i njohur si X-20, besohet se është koka e trafikimit të kokainës dhe marijuanës nga ana e kartelit famëkeq të Gjirit.
ShBA-të dhe Meksika kishin afruar 8 milionë dollarë shpërblim për ata që do të jepnin informacion për të.
Mediat mesikane saktësuan se bosi i drogës u arrestua falë një operacioni të përbashkët të ushtrisë dhe marinës në Rio Bravo, në krahinën veriore të Tamaulipasit.
Ai akuzohet për dhjetëra vrasje, trafik ndërkombëtar droge, pengmarrje, zhvatje, pjesëmarrje në një organizatë mafioze dhe një sërë veprash të tjera penale.