04 Maj 2024

Arrestohet Bajrush Berisha i kërkuar nga Policia

Prishtinë, 3 shtator - Sot rreth orës  01:00, Departamenti Kundër Krimit të Organizuar, pas hetimeve dhe veprimeve operative të zhvilluara në terren ka realizuar një operacion policor në rajonin e Pejës me ç’ rast është arrestuar personi  Bajrush Berisha i lindur më 01.05.1972  i cili ishte në kërkim nga Policia e Kosovës .

Personi i arrestuar ishte duke vuajtur dënimin me burg  në Burgun e Dubravës derisa më datë 29.07.2012 ishte liruar për vizitë në familje deri më  01.08.2012 për t’u kthyer prapë në vuajtje të dënimit, por  i njëjti nuk kishte respektuar lejen e organeve përkatëse dhe nuk ishte kthyer më.

Operacioni  policor është realizuar konform procedurave dhe planifikimeve policore dhe  ka rezultuar me arrestimin e personit të kërkuar edhe përkundër tentativës së tij për të ikur nga policia.

Gjatë kontrollit policor te personi i arrestuar është gjetur një armë-revole e cila është konfiskuar nga njësitet policore.

Ky person sipas policisë dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në  disa vepra penale si vjedhje grabitqare, detyrim dhe shantazh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)