18 Janar 2025

Arrestohet Azem Syla

Prishtinë, më 29 prill - Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla është tashmë në dorën e EULEX-it. Ai është arrestuar para pak minutash.

Deputeti Syla është duke u dërguar në qendrën e ndalimit në Prishtinë.

Lajmin e kanë konfirmuar burime të gazetës “Zeri”.

Azem Sylen  dyshohet si udhëheqës i grupit kriminal në keqpërdorim të pozitës për biznese me toka shoqërore që i ka kushtuar dëme buxhetit të Kosovës rreth 30 milionë euro.

Po ashtu Syla dyshohet se ka të bëjë me rastin e tokave në Veternik dhe Çakllavicë ku janë të përfshirë shqiptarë dhe serbë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)