Arrestohet anëtari i Kryesisë së VETËVENDOSJE!-s, Artan Abrashi
Prishtinë 15 janar - Sot, Policia e Kosovës arrestoi në shtëpinë e tij anëtarin e Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Artan Abrashin.
Qeveria e Kosovës tash e sa muaj ka ndërsyer tërë aparatin represiv kundër opozitës, vetëm e vetëm për ta shtypur opozitën. Në këtë mënyrë, Qeveria e Kosovës po tenton që t\'i zbatojë marrëveshjet e dëmshme për Republikën e Kosovës, ashtu që t\'i përmbushë apetitet e Serbisë mbi Kosovën. Me këto arrestime policia është vënë në mbrojtje të një Qeverie antikushtetuese, ajo po e mbron një pushtet jolegjitim dhe të rebeluar kundër Republikës.
Përndjekjet dhe arrestimet politike nuk do të na ndalin. Ne do të vazhdojmë protestën derisa të anulohen marrëveshjet, dhe derisa të largohet kjo Qeveri që e ka shkelur Kushtetutën.