Arrestohet aktivisti i Vetëvendosjes Ramadan Deliu
Prishtinë, 23 mars - Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se Policia e Kosovës sapo arrestoi aktivistin e Vetëvendosje!-s, Ramadan Deliu, i cili ishte duke marrë pjesë në një tubim në Mitrovicë.
\"Policia provokoi pjesëmarrësit në tubim, duke intervenuar brenda tubimit për të arrestuar këtë aktivist, faji i të cilit ishte se mori pjesë para 7 vjetësh në një aksion politik kundër EULEX-it.\"
\"Arrestimet politike, kërcënimet, deportimet e aktivistëve, po shfaqin natyrën e dhunshme të regjimit në Kosovë, dhe po e provokojnë jashtëzakonisht shumë situatën\", thekson VV.
Kjo situatë e dhunës policore sipas tyre po bëhet e padurueshme dhe çdo tensionim i mëtutjeshëm do të jetë në përgjegjësinë e Isa Mustafës.