Arrestohet 4 persona të dyshuar për prostitucion
Prishtinë, 25 gusht - Si rezultat i vazhdimit të luftimit të trafikimit me qenie njerëzore dhe prostitucionit, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), në këtë rast Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Pejë ka realizuar një operacion policor në një lokal afarist i cili ndodhej në rajonin Klinës, operacion ky i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar për përfshirje në vepra penale që ndërlidhen me prostitucion.
Personat e dyshuar janë arrestuar me dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale Mundësimi ose detyrimi në prostitucion Neni 241, Ofrimi i lokaleve për prostitucion Neni 242 dhe Marrje me Prostitucion 03L-142 neni7.
Personat e dyshuar tashmë të arrestuar janë:
L. B. (1991) (M )Sh/Kosovar
K. T. (1985) (M) Sh/Kosovar
E. B. (1998) (F) Sh/Kosovare
L. I. (1986) (F) Sh/Kosovare
Të dyshuarit nën nr. 1 dhe 2 me vendim të prokurorit kompetent janë ndaluar në mbajtje për 48 orë deri në procedim të mëtutjeshëm, ndërsa personat nën nr. 3 dhe 4 janë liruar në procedurë të rregullt.