13 Janar 2025

Arrestohen zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë

Prishtinë, 9 shtator - Policia e Kosovës ka vënë në pranga 9 zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, spitaleve dhe klinikave private, ndër ta edhe doktorë.

Sipas një burimi brenda Policisë së Kosovës, Njësiti për Krime Ekonomike ka kryer një operacion të gjerë në Prishtinë dhe Pejë, që ka të bëjë me personat që dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare.

“Ata dyshohen për keqpërdorimin e detyrës zyrtare, që ka të bëjë me pajisjet shëndetësore, sidomos me stendat që përdoren tek pacientët e sëmurë nga zemra”.

Aksioni i sotëm është ndërmarrë pasi, gjatë hetimeve janë konstatuar mbi 100 të vdekur në spitale, si pasojë e paaftësive të mjekëve dhe vendosjen e stendave të skaduara.

 “Përveç të arrestuarve, i dyshuar në këtë rast është edhe vetë ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë”,

Dyshimi është se mjekët kanë keqpërdoruar me pajisjet shëndetësore

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)