Arrestohen vrasësit e 14 vjeçarit
Prishtinë, 9 janar - Policia e Kosovës ka njoftuar se lidhur me rastin e vrasjes së rëndë dhe plagosjes që ka ndodhur dje, në rrugën Ilir Konushevci, saktësisht në oborrin e shkollës Emin Duraku në Prishtinë, hetuesit rajonal të Prishtinës, mbrëmë kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar.
Personat e dyshuar: L.S (mashkull) 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës si i dyshuar kryesor për vrasje dhe plagosje dhe A.S (mashkull) 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës i dyshuar për bashkëveprim në kryerjen e vrasjes.
Me urdhër të Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën rajonale të mbajtjes në Prishtinë, për përfundimin e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë.