Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje të rendë
Prishtinë, 24 tetor - Policia e Kosovës përkatësisht Njësiti i Hetimeve në Stacionin Policor Gjakovë pas një pune intenzive operativo-hetimore ka arritur për një afat të shkurtër kohor, të identifikojë dhe arrestojë me datën 23 shtator të dyshuarit për vepren penale Vjedhje e rëndë , shtetasit e Kosovës, Besnik Sh. (1985) banues në rr. M. Frasheri Gjakovë, Butrint Sh.(1989) ,banues në rr. M.Frasheri Gjakovë dhe Arber Z.( 1983 ),banues në rr. Nëna Terezë Gjakovë.
Më datë 23.10.2013 rreth orës 19:30 shtetasi i Kosovës Luan S.(1958) ka njoftuar policinë për një rast vjedhje në shtëpinë e tij në rr.Shefki Shasivari Gjakovë, me çrast te dyshuarit kishin depertuar në shtëpinë e viktimës dhe nga aty kan përvetësuar - vjedhur stoli ari të ndryshme në vlerë 20000 euro.
Gjatë zhvilllimit të procedurës hetimore i dyshuari (Butrinti) ka rezultuar si person i kerkuar me leterreshtim,andaj në konsultim edhe me Prokurorin e shtetit të gjithë te dyshuarve ju është caktuar masa e ndalimit bazuar ne ligj.
Rasti do te procedohet në Prokurorinë e shtetit nga hetuesit e stacionit policor Gjakovë.